Lidhja e Borës dhe Donaldit po shkon drejt formalizimit. Çifti, i cili u ribashkua muaj më parë, aktualisht janë të angazhuar te karrierat e tyre, por edhe bizneset. Megjithatë, fokusi vijon të jetë familja.

Herë pas here në rrjetet sociale ka qarkulluar lajmi se moderatorja është në pritje të ëmbël. Por këtë herë Bora ka zgjedhur të flasë. Bashkë me Donaldin, Bora pranoi se kanë në plan për një fëmijë, por aktualisht ajo nuk është në pritje të ëmbël: “Planet janë gjithmonë. Po kështu gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Nuk ka”.

Prezantuesja, e cila është goxha aktive në rrjetet sociale, ka publikuar së fundmi një foto, e cila i ka bërë ndjekësit të dyshojnë se ajo mund të jetë në një pritje të ëmbël.

Në foton e publikuar në ‘Instagram’ Bora shihet teksa vendos dorën në formë zemre te barku ku shkruan: “Na kapi nostalgjia sot… dhe kemi shumë foto të papostuara”, shkroi ajo.

Edhe gjatë kohës që prezantonte “Dancing with the Stars”, Bora u përfol për një shtatzëni. Lajmin e bëri të ditur një parashikuese, e cila ishte e ftuar në “Shqipëria Live” dhe tha se Bora ishte shtatzënë. Mirëpo, moderatorja i hodhi menjëherë poshtë spekulimet gjatë natës së “DWTS”, duke shuar kështu dyshimet për një shtatzëni të mundshme.
“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë… Deri muajin tjetër prisni për një përgjigje tjetër”, tha Bora.

Mirëpo, edhe pas kësaj deklarate, prezantuesja bëri që fansat të aludojnë se planet për të zgjeruar familjen mund të jenë shumë të afërta. Që pas ribashkimit të çiftit, ata shfaqen kudo bashkë.
Moderatorja e pranoi zyrtarisht lidhjen me Donaldin në fillim të tetorit, ku ishte dhe e ftuara e parë e vëllezërve Veshaj. Përveç karrierës, rrëfeu si asnjëherë më parë detaje nga jeta e saj personale, por edhe si janë raportet e saj tashmë me Donald Veshajn.
Duke iu rikthyer takimit të tyre brenda shtëpisë së “Big Brother”, Bora zbuloi se nuk donte të futej brenda, por ishte e detyruar t’i dilte në krah Semit pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin.

“As nuk e mendoja që do futesha ndonjëherë në BBV. I kisha thënë Semit mos më kërko se nuk ka shanse që të vij. Nuk më kërkoi ajo, në fakt. Po ashtu erdhën situatat. Ishte situata që ishte krijuar, unë po komentohesha duke qenë se brenda ishte Semi dhe Donaldi. U aludua për një lidhje të mundshme mes tyre. Duke e pasur Semin shoqe të ngushtë, të gjithë po e shanin, ndërkohë që nuk ishte e vërtetë asgjë nga ato që komentohej. Në ato kushte që ndodhej Semi doja ta ndihmoja, prandaj isha.

Pjesa tjetër pastaj ishte e paplanifikuar. E dija që mund të ngacmohesha për Donaldin, më parë iu thashë që nuk doja ta takoja, ama nëse kërkon të më takojë, patjetër mbështetjen do t’ia jepja. Atmosfera ishte e bukur se dhe Donaldi e kishte treguar historinë tonë aty brenda”, tregoi moderatorja.
E pyetur nga Romeo nëse ishte penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother”, Bora tha se duhet ta kishte menduar më mirë. Sa i përket historisë së Donaldit atje brenda, Bora tha se për të ishte e vështirë sepse komentohej çdo gjë.

“Aq shumë! (qesh) Nuk di të them a jam penduar apo jo, por ndoshta duhet ta kisha menduar më gjatë nëse duhej apo jo ta takoja. Nëse do kthehesha pas në kohë.

Nëse do isha në atë moment prapë po do thosha, por nëse më pyet sot, do thosha jo, duke e parë se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë vitit. Po ta dija sesi do shkonte e gjithë historia. Ka qenë e vështirë se ishte në sy të publikut dhe u komentuan shumë gjëra personale”, rrëfeu Bora.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb