TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zgjodhi disa nga mjekët më të njohur për të shpalosur programin qeverisës së PD për shëndetësinë. Gjatë një diskutimi të hapur, kreu i opozitës iu shpjegoi mjekëve shqiptarë disa nga pikat kryesore ku mbështetet programi për shëndetësinë. Fillimisht Basha evidentoi problematikat e shëndetësisë në këto 8 vite të qeverisjes socialiste.

“Nëse ka një fushë ku premtimet nuk u realizuan, kjo është fusha e shëndetësisë. U premtua shëndetësia falas dhe shëndetësia është sot më keq se para 8 vitesh. Kjo është një nga arsyet pse në përqasjen tonë ne nuk kemi asnjë premtim. Asnjë premtim të vetëm. Kemi vetëm angazhime të një plani i cili funksionon si i tërë. Asnjë prej angazhimeve nuk mund të qëndroj më vete. Dy janë shqetësimet kryesore dhe fushat kryesore ku ne japim zgjidhje imediate për normalizimin e krizës së thellë në shëndetësi. Njëra ka të bëjë me personelin shëndetësor dhe facilitetet shëndetësore dhe tjetra ka të bëjë sigurisht me atë që është në qendër të shëndetësisë me pacientin, me qytetarin që ka nevojë për shërbim”, – u shpreh Basha

Kandidati për kryeministër iu tha mjekëve dhe stafeve shëndetësore se plani i PD nuk është një plan premtimesh, por një plan angazhimesh.

“Duke e nisur nga qytetari, parimi i planit tonë konkret për shëndetësinë është: paraja ndjek pacientin. Dhe për këtë arsye, hapi i parë do të jetë finalizimi i projektit të kartës së pacientit me anë të cilit pacienti do t’i jepet liria të zgjedh vetë të gjitha hallkat ku duhet të drejtohet për të marrë shërbimin përkatës. Nga mjeku i familjes te specialisti, tek institucioni spitalor ku ka nevojë për kujdes. Parimi ‘paraja ndjek pacientin’ në vetvete i zbatuar me transparencë dhe sipas parashikimeve të reformave në planin tonë për shëndetësinë, faktikisht do bëjë të mundur diçka të thjeshtë që e kupton çdo shqiptarë. Ne në tërësi si shoqëri, harxhojmë më shumë para, nxjerrim më shumë para nga xhepi qoftë kjo si taksa, që pastaj dedikohen për shëndetësinë, qoftë si para në dorë, qoftë si para në sektorin privat këtu apo për udhëtime dhe kurime jashtë shtetit sesa çdo popull tjetër i Ballkanit. Dhe prapë kujdesi shëndetësor është në parametra më të ulët, që do të thotë që me reformën dhe me hapat që do të hedhim ne do ta kemi plotësisht të mundur që qytetarët shqiptarë të marrin shërbimin e duhur shëndetësor duke paguar më pak seç paguajnë sot. Hapi i parë ‘Paraja ndjek pacientin’ përmes kartës së pacientit”, tha kreu i PD.

Sipas Bashës, hapi i dytë ka të bëjë me reformën e të gjithë hallkave që do ta japin këtë shërbim. “Dhe sot mund ta themi me gojën plotë, që në veçanti sa i përket shërbimit terciar, situata, pra spitalet, situata është në kolaps total. Është në kolaps për shkak të një mendësie të gabuar që ka çuar drejtë centralizimit total dhe ku ka centralizim ka hapësirë për abuzim, për shpërdorim dhe për keqmenaxhim. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur. Sa më shumë është centralizuar menaxhimi, aq më shumë burime janë shpërdoruar, aq më pak ka shkuar paraja tek pacienti. Ne e dimë ku ka shkuar; ka shkuar në koncesionet e famshme të shëndetësisë, dhe ka shkuar është zhdukur në format, në mënyrat më të papranueshme për çdo fushë, dy herë më të papranueshme për shëndetësinë që arritëm kulmin me tenderat sekret gjatë kohës së pandemisë, duke kapur kështu një rekord sa i përket shpërdorimit të parasë publike në një nga momentet më të vështira të shqiptarëve që ishte vala e parë e pandemisë”, tha Basha.

Kreu i PD theksoi se ‘në raport me sistemin spitalor, parimet të cilat ne do t’i ndjekim, janë parime të provuara se funksionojnë jo thjesht dhe vetëm në vendet e Bashkimit Euriopian, sepse standardi europian është objektivi ynë final, por funksionojnë edhe në shoqëri të cilave u është dashur të bëjnë tranzicionin nga një shëndetësi e falimentuar siç është kjo sot në Shqipëri, drejt një shëndetësie që së pari të jetë në gjendje të japi një shërbim dinjitoz dhe sё dyti pse jo tё jetё njё pjesё vibrante e tregut të brendshëm pse jo dhe të jashtëm, siç është situata nё shumё vende qё e kanё nisur kёtu ku jemi ne dhe sot merren si shembuj pikërisht për shkak tё këtyre hapave’.

“Hapi i parё autonomia e vendimmarrjes dhe konceptimi i spitalit vendimmarrje ju i dini vetё dhe mund t’i përshkruani mё mirё se unё tё gjithё komponentёt qё pёrbёjnё kёtё hap tё rёndёsishёm qё kostojnё shёrbimin qё jepet dhe qё bёjnё tё mundur qё paraja tё ndjek pacientin duke e ndjekur shёrbimin ndaj pacientit.
E treta qё dua tё cek dhe qё nuk ёshtё e parёndёsishme por ёshtё jetike nё situatёn ku ndodhet sot vendi, ka tё bёjё me ndaljen e hemorragjisё vdekjeprurёse pёr sistemin tonё shёndetësor qё ёshtё largimi i kolegёve tuaj, i mjekёve i personelit shёndetёsor nё tёrёsi si dhe numri i pamjaftueshёm i mjekёve tё rinj qё ka mundёsi tё aftёsojё vendi, normalisht nё infrastrukturёn pёrkatёse. Kjo ёshtё arsyeja kryesore pse dy vjet mё parё nё praninё tuaj dhe shumё kolegёve tuaj nё njё takimet e organizuara me njё nga sektorёt e shёndetёsisё tё fondacionit Konrad Adenauer, unё shpalla një objektiv i cili sot ёshtё një angazhim i planit tonё Shqipёria fiton shёndetёsinё. Ky angazhim ёshtё qё rrogat e mjekёve nё spitalet publike dhe nё sistemin publik shqiptar tё jenё jo mё pak se 1200 euro dhe tё infermierёve jo mё pak se 700 euro”, deklaroi Basha.

Ai tha se objektivi nuk ёdhtё arbitrar ёshtё plotёsisht i arritshёm ёshtё i buxhetuar dhe ёshtё i indeksuar me pёrvojat e rajonit madje me vendet fqinje qё na rrethojnë. “Hapi i dytё pёr tё ndalur kёtё rrallim dramatik tё mjekёve dhe infermierёve qё kujdesen pёr njerёzit ёshtё hapja e njё fakulteti tjetёr mjekёsie, shtimi i kapaciteteve pra pёr tё trajnuar mjekё tё rinj i cili nё gjykimin tonё do tё shërbejë pёrmes hapjes tё njё fakulteti tё ri tё mjekësisë qё ёshtё njё objektiv i yni pёr të cilin do tё punojmё qё nё fillim tё mandatit tё qeverisë sё dalё nga votat e 25 Prillit”, – u shpreh Basha duke treguar me detaje angazhimin e tij si kryeministër nesër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb