Të paktën katër persona janë qëlluar për vdekje në Tusja, pasi një person i armatosur ka hapur zjarr brenda një spitali në Oklahoma. Dëshmitarët në këtë ngjarje të rëndë e kanë përshkruar momentet e përjetuara si të tmerrshme.

“Ishte çmenduri, qindra dhoma dhe njerëz po mundoheshin të dilnin nga ndërtesa”, tha një prej dëshmitarëve.
Kujtojmë se të shtënat masive janë bërë të shpeshta në SHBA kohët e fundit, pasi pak ditë më parë, në një sulm të ngjashëm në Teksas humbën jetën 21 persona.

“Të gjithë po vraponin për ta shpëtuar kokën. Në një moment në derën e hyrjes u grumbulluan të gjithë, por nuk mund të dilnin pasi ishin të pushtuar nga paniku”, tha një dëshmitare që i mbijetoi sulmit.

Në anën tjetër, policia dyshon se autori i sulmit kishte kryer vetëvrasje. Ai me vete kishte pasur pushkë automatike dhe një pistoletë që u përdorën për të qëlluar civilët.

Burimi: CNN

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: