Ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Rrilë të Lezhës ka tronditur banorët, aq më tepër që atentati nga 54-vjeçarit ka ndodhur pranë shkollës së fshatit.

Një nga banorët u shpreh se fëmijët janë tmerruar ndërsa në lidhje me të plagosurin Agron Puka, tha se ishte një njeri i rregullt.

“Janë frikësuar fëmijët. Ka plasur automatiku si në ’97. Personi i plagosur ka qenë i rregullt. Fëmijët janë tmerruar. Ngjarje e tillë nuk ka ndodhur më parë, fshati ynë është vend i qetë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: