Vllaznia doli pa pikë nga Loro Boriçi. Shkodranët u përmbysën 1-2 nga Kastrioti,  në sfidën e javës së 27-të të Abissnet Superiore. Pas takimit, trajneri i ekipit nga Shkodra, Elvis Plori shprehet se ekipi ka një problem psikologjik shumë të madh dhe kjo po reflektohet në fushën e lojës. Sipas Plorit, sot mungoi freskia.

“Të them të drejtën jemi në një situatë të vështirë dhe në këtë moment në stadiumin tonë, në këtë moment menduam se do bëjmë kthesën. Por të pësosh dy gola duke qenë në avantazh është goditje për të gjithë. Mendoj se gabuam pasi u tërhoqëm pas golit të parë, patëm momente ku mund të dyfishonim me Aralicën por të them të drejtën pak bëmë para portës, pak goditje. U ndje edhe lodhja te lojtarët dhe u pa qartazi. Por them se edhe nga ana psikologjike janë të dërrmuar lojtarët. Skuadra u tërhoq duke menduar se mund të shënonte në kundërsulm por i la shumë terren skuadrës kundërshtare dhe aty them se kemi gabuar.

Jemi ende në lojë, kemi ndeshje për të dalë në finale të Kupës. Duhet të gjejmë forca të ngrihemi se është moment delikat se nuk duhet të mendojmë negativisht. Duhet të jemi pozitiv, loja e futbollit i ka këto. Duhet të analizojmë mirë këtë ndeshje dhe ngremë lojtarët nga ana psikologjike.Ka presion nga i gjithë ambienti duke përfshirë tifozët që janë kërkues në drejtim të skuadrës, po ashtu edhe skuadra se kur ndërton një skuadër me këto synime e del jashtë objektivave, merr goditje. Skuadra ka ngërç nga ana psikologjike, por duhet të mendojmë pozitivisht, skuadra e ndjen nga ana psikologjike mungesën e rezultateve.

Ekipi ka pasur luhatje në disa ndeshje dhe nuk është se nuk kishte stabilitet. Edhe sot, ka munguar pak freskia dhe mënyra se si deshëm të kërkonim golin në metrat e fundit, nuk ishte skuadër që e kërkonte me entuziazëm të madh në metrat e fundit. Ajo besoj se ka munguar. Sa i përket ekuilibrave, mund të quajmë edhe fat se ishte eurogol nga 30 metra dhe të them të drejtën ajo është diçka që të thyen në të gjitha anët.Golat e Hasanit? Hasanin e kam pasur sportist që te moshat, ai është profesionist, ajo është puna e tij, profesioni tij” – tha ai.

Vllaznia renditet e katërta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb