Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi plotësimin e tre vakancave në këshillat bashkiakë të Tiranës, Matit dhe Skraparit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi zhvilloi mbledhje publike në mbështetje të ligjit për Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë të ndryshuar, për shyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Tiranë, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Olsa Ulqinaku.

Pas verifikimit të formularit të vetëdeklarimit dhe konstatimin se Olsa Ulqinaku nuk është në kushtet e moszgjedhjshmërisë për ushtrimin e funksionit, Komisioneri vendosi plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Tiranë me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Olsa Ylli Ulqinaku.

Pas verifikimit të formularit të vetëdeklarimit dhe konstatimin se Mynevere Brahimasi nuk është në kushtet e moszgjedhjshmërisë për ushtrimin e funksionit, Komisioneri vendosi plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Skrapar me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Mynevere Enver Brahimasi.

Pas verifikimit të formularit të vetëdeklarimit dhe konstatimin se Agim Klosi nuk është në kushtet e moszgjedhjshmërisë për ushtrimin e funksionit, Komisioneri vendosi plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Mat me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Demokracia Sociale, Agim Sali Klosi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb