TIRANE

Pranvera është gjithnjë e bukur, por jo për ata që kanë alergji nga polenet pasi është vërtetuar shkencërisht që sëmundja ul ndjeshëm cilësinë e jetesës së tyre. Por për mjekët alergolog shkaktari më imadh i alergjive mbeten pluhrat e shtëpisë që provokojnë një sëmundje gjithëvjetore e cila kërcënon më së pari të sëmurët me Astma.

Doktoreshë Eris Mësonjësi nga klinika e alergologjisë në QSUT pohon se ka patur një numër të madh shtrimesh ku pacienti ka patur të mbivendosur alergjinë dhe gripin stinor.

Mos i neglizhoni asnjëherë pluhrat e shtëpisë pasi janë shkaktarët numër 1 të alergjive gjithëvjetore. Simptomat janë të njëjtat me alergjitë e formave klasike si rrufë kruarje të trupit, tështima të shpeshta.

Për të mësuar më shumë për sëmundjen, si dhe për përhapjen e saj takojmë doktoreshw Erisin, mjeke alergologe në klinikën e Alergologjisë dhe Imunologjisë në QSUT.

Por nëse sëmundja në dukje e lehtë prek të sëmurët kronik me astma, shpërthimi alergjik mund të cojnë deri në humbje jete.

Alergjitë cilësohen një reagim i dëmshëm imunobiologjik i organizmit që shkaktohet nga substanca alergene. Të tilla mund të jenë mjetet kozmetike , pluhuri i polenit , barna mjeksore madje edhe vetë ushqimi I përditshëm apo faktorë të tjerë. Alergjenet depërtojnë në organizëm përmes frumëmarrjes, lëkurës apo ushqimit duke provokuar shqetësime që varen nga shkalla e shëprthimit alergjik.

Komplikacionet nga alergjia mund të përshkallëzohen nëse I sëmuri preket nga një agjent viral stinor. Doktoreshë Erisi pohon se ka patur një numër të madh shtrimesh në muajt e parë të 2019, kjo për shkak edhe të zgjatjes tej mase të sezonit gripal.

Sipas mjekes koha është treguar pozitive ndaj personave që vuajnë prej alergjive stinore pasi shirat kanë pastruar ajrin nga polenet. Por mjafton të dalë dielli dhe shpërthimet e alergjike bëhen edhe më të forta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb