Juventus me një autobus të hapur ka festuar dje në rrugën e Torinos dy titujt e fituar këtë sezon, “Seria A” dhe Kupën e Italisë.

Gjatë ceremonisë dy futbollistë të ‘zonjës së vjetër’, Dauglas Costa dhe Blaise Matuidi, kanë dashur t’i ndajnë këto momente me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale. Nuk dihet nëse kanë qenë me qëllim apo jo, por në ‘insta story-t’ e tyre janë dalluar disa banderola të turpshme.

Kishte një fanellë ku shkruhej “Napoli m*t” por ai që tërhoqi vëmendjen ishte një arkivol me ngjyrat e Napolit dhe me emrin e Lorenzo Insigne.

“Jemi të tronditur nga sjellja e turpshme dhe ofenduese e disa lojtarëve të Juventus,” shkruhej në deklaratën e Napolit në Twitter.

“Këto janë gjeste serioze që ofendojnë dinjitetin e njerëzve dhe një napolitani si Insigne. Është e papranueshme.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb