Izraeli thotë se të 33 pengjet në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit duhet të jenë gjallë – Hamasi thotë se disa mund të kenë vdekur.

Izraeli zgjodhi të refuzojë një propozim armëpushimi për të cilin Hamasi kishte rënë dakord.

Një nga mosmarrëveshjet kryesore midis Izraelit dhe Hamasit është nëse 33 pengjet e liruara në fazën e parë të marrëveshjes së propozuar të armëpushimit do të ishin të gjallë apo të vdekur.

Në tekstin e propozimit të armëpushimit, i cili është marrë nga NBC News, Hamasi angazhohet për lirimin e 33 pengjeve në fazën e parë të marrëveshjes, por thotë se në total mund të përfshihen njerëz të gjallë ose trupa të vdekur.

Pozicioni i Izraelit është se Hamasi duhet të lirojë 33 pengje të gjallë, tha zyrtari izraelit, raporton skynews.

Ka gjithashtu mosmarrëveshje se sa pengje do të liroheshin në çdo javë të armëpushimit, shtoi zyrtari.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në territoret palestineze më 7 tetor pas sulmit terrorist të Hamasit në shtetin izraelit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb