Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Alaskë.

Shtëpia e Bardhë raporton se një objekt i i cili po fluturonte mbi Alaskë është rrëzuar.

Zëdhënësi John Kirby shpjegoi se bëhet fjalë për një objekt të panjohur në madhësinë e një makine të vogël, ndërsa vendimi për ta rrëzuar është marrë nga presidenti Joe Biden.

Lajmi vjen ndërsa ka bërë bujë lëshimi i balonave kineze me qëllim spiunazhi në SHBA, me një prej tyre të rrëzuar nga amerikanët të shtunën.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë të premten, Kirby shpjegoi se objekti mbi Alaskë po udhëtonte në një lartësi rreth 12 kilometra dhe mund të kishte paraqitur një kërcënim për avionët civilë.

Ai shtoi se pjesët e mbetura pas rrëzimit të saj janë shumë më pak se balona kineze e rrëzuar
javën e kaluar në brigjet e Karolinës së Jugut.

“Zyrtarët e inteligjencës morën dijeni për objektit të enjten në mbrëmje”, tha Kirby.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb