Një gazetare, kandidate në zgjedhjet rajonale të tetorit, u vra ditën e shtunë gjatë vizitës së saj në një treg në qytetin Caras, Peru.

44-vjeçarja Susi Aponte – kandidate në distriktin Ancas në zgjedhjet e 4 tetorit – drejtonte median online “China Polo Dominical”, ku ajo publikonte raportime mbi parregullsitë dhe akuzat për korrupsion brenda policisë.

Ajo u qëllua për vdekje, ndërsa po ecte. Pesë persona të tjerë u plagosën në këtë sulm. Policia njoftoi arrestimin e një të dyshuari, një shtetas venezuelian.

Disa ditë më parë, Susi Aponte njoftoi nëpërmjet rrjeteve sociale se po merrte kërcënime nga brenda burgut.

Kjo2
Kjo2

Këshilli i Shtypit Peruan, i cili përfaqëson gazetarët në vend, bëri thirrje për një hetim, duke theksuar se raste të ngjashme mbeten zakonisht të pazgjidhura.

Sipas shifrave të policisë vendase, katër gazetarë peruanë janë vrarë vitin e kaluar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb