Në shifra, ky është sezoni më i mirë i Interit në drejtimin e Simone Inzaghi, të paktën deri më tani, por llogaritë bëhen në fund, për këtë arsye Inzaghi nuk dëshiron të nxitohet për të dalë në një përfundim, thjeshtë shijon kualifikimin për më tej në Champions League:

“Nëse ky është sezoni im më i mirë në tre vitet e fundit, këtë do ta tregojë koha. Ne dimë që sa vjen e do të bëhet më e vështirë, duhet të vuajmë të gjithë së bashku. Nuk ka ndeshje të lehta në Champions, mbase i lejuam diçka më shumë”, u shpreh Inzaghi i cili nuk ngurojë t’i bëjë edhe një herë komplimente Kristjan Asllanit për paraqitjen e bërë:

“U fut mirë në lojë, po e bën gjithnjë këtë në mënyrë konstante. Doja që ai të luante pasi po rritet ndeshje pas ndeshje. Më vjen në mendje sfida në Bergamo, apo një tjetër ndeshje më herët. Nuk është e lehtë të futesh në këtë mënyrë në ndeshje të tilla. Asllani po më bind gjithnjë e më shumë, ndeshje pas ndeshje”, u shpreh Inzaghi.

I vetëdijshëm për atë që po jep këtë periudhë u shfaq edhe Asllani në intervistën e tij për faqen zyrtare të klubit: “Këtë vit ndihem shumë mirë dhe për këtë po më ndihmojnë edhe shokët e skuadrës, të cilët po bëjnë ç ‘është e mundur që të përmirësohem. Jam i lumtur që hymë dhe fituam. Ishte një ndeshje thelbësore, e ndërlikur, kundër një rivali që nuk të lë shumë hapësira, por ne ja dolëm të merrnin në shtëpi këtë sukses, theksoi mesfushori kuqezi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb