Ivan Balliu ka mbetur i zhgënjyer në natën e të mërkurës, pasi skuadra e tij, Rajo Vajekano, u mund në finalen e Ligës së Konferencës nga Kristal Palas.

Futbollisti, i cili ka kërkuar kohë për të menduar nëse do të vazhdojë apo jo të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare, bëri një postim në rrjete sociale sot për këtë ndeshje ku për fat të keq e mbylli me një medalje finalisti, por jo të fituesit.

“Nuk njoha fitore më të madhe, se sa me ty në një humbje. Mirënjohje e përjetshme”, shkruante Balliu në postimin e tij në rrjetet sociale. Ky mesazh u shpalos mbrëmë nga tifozët e Rajo Vajekanos në fund të duelit të humbur përballë Kristal Palas.

erttreretreterertertertret

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb