Partia Demokratike në Durrës ka denoncuar ndarjen e fondeve të rindërtimit pak para zgjedhjeve lokale. Me një reagim në Facebook, PD shkruan se këto familje kanë 2 vite që janë në diell të hapur dhe vetëm pak kohë para zgjedhjeve merret vendim i për dhënien e fondeve.

PD shkruan se qytetaret durrsake ndihen te vjedhur e te prere ne bese nga premtimet tuaja boshe por kurrsesi nuk mund t’i fyeni inteligjencen asnjerit prej tyre.

“Ja pra, ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron. Vazhdon baterdia zgjedhore qe ne prag te shpalljes se dates se zgjedhjeve te pjeseshme lokale. Pavaresisht rrethanave, situatave dhe raportit te OSBE/ODIHR per masakren zgjedhore te 25 Prillit, partia-shtet sapo nisi me mekanizmat e saj antikushtetuese per ndikim, tjetersim apo dhe vjedhjen e votes se qytetareve durrsake. Pse pikerisht tani levrohen fonde per rindertimin, ku ka familje qe prej me shume se 2 vitesh nuk marrin asgje e jane ne diell te hapur?! Pse bonusi i qerase, me 3 muaj prapambetje, nis te shperndahet pikerisht tani ne prag te zgjedhjeve? Qytetaret durrsake ndihen te vjedhur e te prere ne bese nga premtimet tuaja boshe por kurrsesi nuk mund t’i fyeni inteligjencen asnjerit prej tyre. Shperblimi me qellim vjedhjen e votes denohet me ligj. Nuk do jete e larget dita kur kjo te ndodhe.’

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: