Një 27-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Skoci, ndërsa i dashuri i saj ka mbetur i plagosur, pasi ishin duke u ndjekur nga një bandë kriminale shqiptare, shkruan Daily Mail.

Sipas medias britanike, çifti Amy-rose Wilson dhe Ryan Paterson u ndoq nga një Mercedes C-Class i zi përpara se të përplasej me pemën, duke i marrë jetën vajzës. Shkak i ndjekjes dyshohet të jetë një mosmarrëveshje për ndarjen e parave të ardhura nga trafiku i drogës.

Autoritetet skoceze po e trajtojnë vdekjen e Amy-t si të dyshimtë dhe dje nisi një hetim për vrasje duke i bërë thirrje kujtdo që ka informacion të kontaktojë. Edhe më parë Amy-rose dhe i dashuri i saj raportuan se u ndoqën nga një makinë tjetër në një ndjekje të ngjashme vetëm disa javë më parë.

“Unë kam ecur normalisht, nuk më shqetësojnë sjelljet dhe lojërat e tyre fëminore. Ata do të mërziten dhe do të vazhdojnë përpara”, shkroi në prill Amy.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb