Ndërkohë që po përballet me humbje të shumta sidomos në Ukrainën lindore, ushtria ruse duket se po përdor të gjitha mënyrat për të shmangur disfatat e ditëve të fundit.

Në fushë betejë është gjetur një “dron kamikaz” vetëshpërthyes, ndërkohë që mediat britanike raportojnë se një dron i tillë është blerë nga Irani.

Kjo ka shtuar edhe frikën për thellimin e marrëdhënieve mes Moskës e Tehranit, ndërsa rasti i një droni të tillë është hera e parë që evidentohet që nga nisja e agresionit më 24 shkurt.

një zhvillim i tillë vjen pasi shërbimet amerikane të inteligjencës deklaruar në në korrik se Irani planifikonte të dërgonte qindra dronë me bomba në Rusi në përpjekje për të ndihmuar Moskën në tentativat për të pushtuar Ukrainën.

Capture
Capture

Teherani fillimisht i mohoi këto raporte, por ditët e fundit kreu i Gardës Revolucionare iraniane ka dhënë disa deklarata ku është mburrur se vendi i tij po armatos disa prej fuqive më të mëdha botërore.

Pamjet e dronit, ose më saktë atë që ka mbetur prej tij, janë publikuar online nga një zyrtar ukrainas dhe një faqe interneti e lidhur ngushtë me ushtrivë çlirimtare.

Një mbishkrim në dron e identifikoi atë si një “M214 Geran-2”, i cili nuk korrespondonte me armët e njohura ruse.

Irani ka versione të shumta të Shahed-it, pra të këtij lloji, të cilat janë raportuar në mbarë botën.

Shahed në formë trekëndëshi besohet të ketë një rreze veprimi prej rreth 2,000 kilometrash, por Irani ka ofruar pak detaje zyrtare.

Droni fluturon në një destinacion, me gjasë të programuar para fluturimit të tij, dhe ose shpërthen në ajër mbi objektiv ose godet direkt objektivin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb