TIRANE- Një 42 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme në Fushë Mëzez të Tiranës. Sipas policisë, A. Z duke u përpjekur të lidhë internetin në banesë, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe ka ndërruar jetë.

“Më datë 05.09.2018, rreth orës 14:10, në Fushë Mëzez, shtetasi A. Z., rreth 42 vjeç, duke punuar në një banesë për të vendosur linjën e internetin, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale”- thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: