Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Çengelaj në Peqin.

Një 20-vjeçar duke punuar tokën me zetor ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur. Për pasojë i riu D. H., ka humbur jetën në vendngjarje.

“Peqin/Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Çengelaj, Peqin, shtetasi D. H., 20 vjeç, banues në Peqin, duke punuar tokën, me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur. Për pasojë, 20-vjeçari është dëmtuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: