Djali i Rakip Rolit që iu bë atentat mëngjesin e sotëm në Laç, ka bërë aksident teksa ishte duke shkuar në vendin e ngjarjes ku mbeti i vdekur i ati. Deri më tani nuk ka detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Sakaq, vlen të theksohet se Rolit iu bë atentat pak pasi doli nga banesa e tij. Ai nuk ishte i panjohur për policinë, pasi edhe në të kaluarën ishte dënuar për plagosjen me sendet të forta të një 20-vjeçari.

Policia ndërkohë ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe daljet e qytetit të Laçit, ndërsa pista që po hetohet është ajo e larjeve të hesapeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: