Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama ka zhytur në krizë vendin.

Ai gjithashtu theksoi se opozita do të përdorë të gjitha mjetet kundër qeverisë.

“Po shkova do të marr me vete…Ka bllokuar heqjen e ministrave që emërojnë që janë përgjegjës në seri dosjes të Lubisë që i kishte jo drejtorë, jo shefa kabineti. Pra ndryshimet nuk u bënë…gojët e liga duan të thonë se me Oltion Bistrin regjistrime janë bërë edhe Lindës së Surrelit…Unë them se çfarë thuhet…këtë mos e merrni për të mirëqenë. Por aty ku ka zë nuk është pa gjë. Është thirrur për emergjencë Alex Soros…Por se çfarë mund t;i bëjë një kufome të pakallur, le ta shohin, Shqiptarët i kanë dhënë verdiktin Edi Ramës. Vjeshta do të jetë  vjeshtë e temperaturave më të larta politike. Opozita do jetë në misionin e saj për largimin e Ramës. Opozita do përdorë të gjitha mjetet kundër kësaj qeverie dhe rrokullisjen e saj nuk ka forcë në botë që ta ndalë. Opozita është në protestë. Me Edi Ramën çdo ditë, çdo javë që kalon Shqipëria shkon në krizë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb