Analisti Ilir Demalia ka zhvilluar një debat me të ftuarit në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” rreth figurës së shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare.

Demalia u shpreh se Kadare ka sharë Fishtën dhe ka thënë se ai bënte letërsi dekadente.

Gjekmarkaj tha se nuk flet me emra e personalizime, por shtoi se është kundër fenomenit të fyerjeve që i janë bërë Kadaresë në 30 vjet.  

Ilir Demalia: Gjekmarkaj vjen nga të persekutuarit, ndërsa flet si komunist.

Agron Gjekmarkaj: Nuk të vura emër, thashë ka 30 vjet që Ismail Kadare kritikohet. Nuk e kam me persona. Po abuzon.

Ilir Demalia: Ismail Kadare ka sulmuar  Fishtën, Konicën dhe gjithë klerit. A ke mbajtur ti ndaj këtij qëndrimi?

Agron Gjekmarkaj: E kam shoqëruar Kadarenë tek varri i Fishtës. Ka qenë një drekë e gjatë dhe mjaft interesante. Sigurisht unë e dua shumë Gjergj Fishtën, por pranoi reflektimin e Kadaresë. Unë letërsinë e shoh si mozaik dhe jo të bjerë ky e të ngrihet ky shkrimtar.

Alda Bardhyli: Ismail Kadare ka botuar libra për Migjenin , për të tjerë shkrimtarë.

Ilir Demalia: Ka sharë Fishtën dhe Konicën. Thoshte se ishte letërsi dekadente. Po shpërlani trutë e shqiptarëve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: