Paraditen e së premtes, një 55-vjeçar në Ardenicë është aksidentuar nga mjeti motorrik tip frezë me karroceri.

Altin Alla ishte duke transportuar rrushin e vjelë në vreshtat në konditat e fshatit, kur mjeti motorrik i ka dalë nga kontrolli dhe e ka zënë poshtë.

Alla është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal Fier, ku është nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi i hetimit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sipas të dhënave nga vendngjarja, në dishezë mjeti për shkak të peshës, ka dalë nga kontrolli dhe e ka zënë poshtë.

Kanë qenë të afërmit e të aksidentuarit që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën për të ndihmuar të aksidentuarin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: