Lukas Podolski ka plotësuar një nga dëshirat e tij më të mëdha. Sulmuesi i njohur është bërë pronar i klubit polak, Gornik Zabrze, duke blerë përfundimisht aksionet.

“Dua ta falënderoj kryetarin Kamil Zbikowski, i cili e mbajti fjalën dhe arritëm ta çojmë këtë çështje deri në fund.

Ai ishte i vetmi person në qytet që, ende para zgjedhjeve, premtoi se do ta çonte patjetër përpara privatizimin e Górnik Zabrze, dhe kështu ndodhi. Falënderoj të gjithë njerëzit që dhanë kontributin e tyre. Nga sot në kartvizitë do të shkruhet diçka tjetër, por unë do të vazhdoj të bëj atë që dua. Të mbështes klubin dhe të bëj gjithçka për të mirën e tij – tha Lukas Podolski.

Podolski iu bashkua Górnik Zabrze në vitin 2021 si lojtar i lirë dhe gjatë viteve është kthyer në një legjendë të vërtetë të skuadrës, duke zhvilluar 134 ndeshje në të cilat ka shënuar 25 gola dhe ka dhënë 22 asistime.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: