Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2026 i është dhënë poetes dhe eseistes kanadeze Anne Carson, 76 vjeçe, njoftoi Akademia Suedeze. Carson konsiderohet një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë moderne, e njohur për veprën e saj novatore që ndërthur poezinë, prozën dhe studimin akademik, duke kapërcyer kufijtë tradicionalë mes këtyre zhanreve.

Komiteti Nobel e vlerësoi autoren “për veprën e saj të guximshme dhe shpikëse, e cila, përmes një dialogu të gjallë me traditën klasike, ka formësuar forma të reja shprehjeje në letërsinë bashkëkohore”.

Nderimi për Carson vjen për kontributin e saj të përgjithshëm në letërsi. Çmimi Nobel në Letërsi konsiderohet një nga vlerësimet më prestigjioze në botën e letrave. Çmimi shoqërohet edhe me një shpërblim financiar prej 12 milionë koronash suedeze, që korrespondon me rreth 900 mijë paund ose 1.2 milionë dollarë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: