TIRANË- Deputetja socialiste Mimi Kodheli ka bërë një koment për të ashtuquajturën poezi të kryeministrit Edi Rama që u bë temë debati dhe motiv që LSI të kërkonte përjashtimin nga seanca. Në studion e News24, në rubrikën “Opinion”, Kodheli tha se i pëlqen sarkazma, dhe metaforat. Por nga ana tjetër u shpreh se duhet të përmirësohet cilësia e përfaqësuesve të shtetit.

“Më pëlqen sarkazma sidomos kur përdoret nga njerëz inteligjentë. Nuk bie në ofendime personale. Më pëlqen dhe metafora sepse tregon që ata që e përdorin janë njerëz të lexuar që përdorin mënyra elegante për të transmetuar atë që duan. Unë jam ndjerë shpesh herë e fyer në atë sallë dhe jo sepse më janë drejtuar mua personalisht por janë thënë banalitete që në kushte normale do kisha refuzuar t’i dëgjoja. Ajo është një sallë që mezi po e ngre nivelin e saj të komunikimit. Mbase duhet ta përmirësojmë pak cilësinë e përfaqësuesve të shtetit dhe pushtetit dhe për pasojë edhe mënyrën e të transmetuarit të emocioneve”, tha Kodheli.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: