Paul Pogba kthehet edhe një herë në qendër të një stuhie mediatike në Angli. Pas gabimeve në ndeshjet kundër Wolwes dhe Crystal Palace, që kishin gjeneruar kritika të ashpra dhe fyerje raciste, vjen një tjetër protestë nga ana e tifozëve. “Pogba jashtë” shkruhej në tabelën në hyrjen e qëndrës stërvitore të Manchester United në Carrington, duke rihapur edhe një herë skenarin e një largimi të mundshëm të mesfushorit francez.

Paul Pogba 862x485
Paul Pogba 862×485

Tabela që i kërkon tifozëve të qëndrojnë larg portës për arsye sigurie mbante një mesazh të drejtpërdrejtë për kampionin e botës, që gjatë gjithë verës kishte shprehur në disa raste se preferonte të largohej nga Manchester United. Real Madrid dhe Juventus provuan të rrëmbenin mesfushorin, por “Djatë e Kuq” rezistuan edhe si pasojë e pretendimeve financiare. Por situata ka ndryshuar në javët e fundit.

Nintchdbpict000516867889
Nintchdbpict000516867889

Pogba gaboi nga pika e penalltisë në ndeshjen kundër Wolwes, ndërsa bëri një paraqitje të dobët në humbjen e rëndë në shtëpi kundër Crystal Palace. Të gjitha këto sollën reaginim e ashpër të tifozëve që tani shtyjnë largimin e tij nga skuadra. Shkrimi i fundit është konfirmimi për këtë, ndërsa Real dhe Juventus janë mobilizuar menjëherë për të provuar sërish transferimin e tij.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb