Man.United po humbet gjithnjë e më shumë terren në raport me City në garën për titull në Premier League, ndërsa një çështje që vijon të shqetësojë “djajtë e kuq” është ajo e Paul Pogba. Francezi mbetet mes merkatos në dalje dhe mundësisë për të rinovuar kontratën e tij që i skadon në 2022, një diskutim që po zgjatet shumë në kohë por që pritet të marrë një përgjigje përfundimtare këtë verë. Juventus dhe Real Madrid mbeten në pritje për kuptuar se çfarë do të vendos Pogba, ndërsa në lidhje me këto zëra ka folur dhe trajneri i Man.United, Ole Gunnar Solskjaer:

Pogba
Pogba

“Spekulime mbi Pogba do të ketë gjithnjë. Kemi një dialog të hapur me të, por ajo që diskutojmë me Pogba qëndron mes nesh. Jam shumë i lumtur që ai është i përqendruar, po luan me të vërtetë mirë dhe është i lumtur. Kjo është e rëndësishme, Pogba tashmë argëtohet me fanellën tonë”, u shpreh Solskjaer.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb