Paul Pogba vijon të përjetoj makthe. Pikërisht atëherë kur tifozët e Juves dhe Francës shpresonin ta shihnin në fushë, lajmet që vijnë nuk janë aspak pozitive.

Mesfushori ka pësuar një tjetër problem muskulorë, duke bërë që rikthimi i tij në fushë me Juven të parashikohet në 2023, në të njëjtën kohë sheh që t’i zbehen shanset për të qenë i pranishëm në Botëror.

La Gazzetta
La Gazzetta

Pogba pati shqetësime në kofshën e djathtë, e njëjta këmbë ku u operua 2 muaj më parë në gju. Ekzaminimet e para flasin për një tërheqje të lehtë në kofshë, por një dëmtim që shton me dy javë të tjera kohën e rikuperimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: