TIRANË – Në mbledhjen e tij të fundit për vitin 2014, Këshilli i Ministrave ka vendosur, në favor të komunës Udënisht, shpronësimin për interes publik të pronarëve që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i bregut të liqenit të Ohrit dhe gjelbërimi përgjatë rrugës Lin – Pogradec.

Pronarët e pasurive të paluajtshme do të kompensohen në vlerë të plotë me 536 412 997 lekë. Vlera e përgjithshme e shpronësimit do të përballohet nga buxheti i shtetit për vitin 2014. Shpronësimi konsiderohet i filluar që nga data 24.12.2014.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb