Me “El Clasicon” që nuk dhuroi asnjë fitues të lënë pas shpine, Barcelona dhe Real Madridi nisin duelimin në distancë. Katalanasit kanë fituar 4-1 në shtëpi me Deportivo Alaveshin.

Grizman në minutën e 14-të dhe Vidal në të 45-ën bënë që Barcelona të shkojë në avantazh në pushimine ndeshjes. Alavesh përpiqet të rikthehet në ndeshje dhe shënon me Pons në të 56-ën, por Leo Mesi dhe Luiz Suarez shuajnë çdo dyshim me golat e rezultatit përfundimtar 4-1.

Barcelona ngjitet në kuotën e 39 pikëve dhe pret e qetë sfidën e Realit, që nesër në mbrëmje do ndeshet me Bilbaon.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb