“Pokeri” ndaj Laçit ishte goditja më e fortë që Tirana mund ti jepte rivalëve, një fitore e madhe në çdo aspekt që shuan dhe dyshim më të vogël se janë ata favoriti kryesor, ekipi për tu mposhtur.

Atë që konsiderohej si një “betejë” për titull, si një sfidë direkte, ekipi i Shehit e ktheu në një ndeshje të radhës, një sfidë që e zgjidhën pa shumë probleme duke i shënuar kurbinasve katër gola brenda pjesës së parë, e të mendosh që ekipi Josës nuk kishte pësuar asnjë gol në katër ndeshjet e fundit, ndërsa në kryeqytetit vinin me shifra mbresëlënëse.

Kjo fitore e madhe nuk mund të kalonte në heshtje, nuk mund të kalonte pa u shpërblyer nga presidenti Halili, i cili kishte vendosur një premio prej 20 milionë lekësh në rast fitoreje.

Me 6 pikë plus në raport me Laçin, Tirana “mbretëron” e qetë në krye por nuk është koha për të festuar pasi brenda kësaj jave përballen me Teutën ndërsa të shtunën luajnë derbin e tretë sezonal përballë Partizanit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: