ITALI – Dy shqiptarë janë arrestuar në Milano pasi u kapën me drogë. Ata ranë në prangat e policisë pasi iu gjetën në kuzhinën e një banese në sheshin Sant’Apollinare 631 grame kokainë.

Pas hetimeve të nisura me kohë dhe dyshimeve të ngritura nga banorët e zonës për lëvizjet e dy shqiptarëve, policia bastisi në banesën e tyre duke i sekuestruar drogën.

Por ajo që bëri përshtypje në lajmin e raportuar nga mediat italiane ishte fakti se gjatë momentit të kontrollit, një prej shqiptarëve është përplasur fizikisht me dy prej efektivëve italianë duke i rrëzuar ata në tokë.

Por duke qenë se karabinierët që ndërhynë ishin të shumtë, mundën ta vinin nën kontroll situatën. Gjatë kontrollit në shtëpi, përveç drogës u gjetën edhe mijëra euro, të cilat po ashtu ishin të fshehura në sirtarët e dollapëve të kuzhinës.

Në momentin e bastisjes së shtëpisë në banesë ndodhej vetëm njëri prej shqiptarëve, ndërsa tjetri u kap kur po kthehej, pa e ditur që e prisnin prangat.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb