Deputetja e PD-së Ina Zhupa, duke folur për progres-raportin e Bashkimit Europian, tha se aty flitej shumë për pika, që opozita i ka vendosur në pah.
Zhupa thekson se thuhen problematika të theksuara, që janë vënë në dukje nga Partia Demokratike. Ajo shtoi se protestat duhet të vazhdojnë, sepse kauzat e tyre janë të drejta e se tashmë këtë e thotë edhe Komisioni Europian.
Më tej, Zhupa vlerësoi se të miturit që janë shoqëruar në komisariate pas protestave janë presionuar dhe dhunuar, që mos vazhdojnë revoltën. Por shtoi se revolta nuk do të ndalet.
“Në raportin e KE-së do të gjeni të gjitha çështjet që ka ngritur opozita shqiptare dhe kërkesat e drejta të protestës. Edhe protesta ka të njëjtat kauza, që ka ngritur edhe Partia Demokratike. Policia e Shtetit nuk ka dalë si e shtetit, por ka dalë si polici e dhunës, duke lënë shakull në tokë protestuesit. Policia ka dhunuar të miturit dhe kam depozituar në Kuvend një kërkesë, për mbrojtjen e të miturve. Të miturit janë dhunuar dhe janë kërcënuar në komisariate, duke iu bërë presion të madh që mos merrnin pjesë në protesta.
Janë shoqëruar 1046 persona, një shifër që është tepër e lartë dhe tregon pakënaqësinë popullore. Nuk do të funksionojnë presionet e Ramës dhe protestat do jenë të vazhdueshme, deri në largimin e kryeministrit”, deklaroi Zhupa.
