TIRANE

Ka nisur tashmë protesta e 5 kombëtare nga opozita e bashkuar. Gazetarja Dorjana Bezat nga protesta raporton për “BalkanWeb”,  se të paktën 1500 forca të Policisë së Shtetit janë në gadishmëri. Përveç policisë,  mësohet të jenë në gadishmëri edhe forca të shumta zjarrfikësish.

“Kushtet e pafavorshme të motit në të njëjtat kushte janë edhe forcat e shumta të policisë. 1500 forca policore janë vendosur para Kryeministrisë.

Policia ka pasur informacione se protesta e kësaj dite do jetë në formë marshimi dhe ka marrë masa qoftë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të ruajtur nëse do ketë incidente.

FNSH është në gadishmëri, në gadishmëri janë edhe zjarrfikësit nëse do jetë e nevojshme ndërhyrja. Ka shumë autobusa dhe mjete më të vogla që kanë thithur protestuesit drejt Tiranës.”- u shpreh gazetarja Bezat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb