LAÇ

Policia e Shtetit ka ushtruar gjatë natës një aksion në Laç për lojërat e fatit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se në aksion kanë marrë pjesë edhe forcat RENEA, të cilat kanë ushtruar kontrolle në dy biznese.

Gjatë aksionit, policia dhe RENEA kanë sekuestruar kompjuterë dhe 20 makineta, si dhe kanë arrestuar pronarin e pikës së lojërave të fatit dhe shoqëruar disa persona të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb