DURRES- Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore 3 mujore, më datë 13.04.2016, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Arkidea”, ku kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• Elidion Xhambazi, 43 vjeç, banues në Durrës, tutor;

• Veniamin Kume, 55 vjeç, banues në Durrës, pronar hoteli dhe tutor;

• Altin Bukri, 34 vjeç, banues në Durrës, tutor dhe ka trafikuar një femër në Itali;

• Artur Nikolli, 19 vjeç, banues në Durrës, recepsionist i hotelit të shtetasit Veniamin Kume, i cli u merte lekët klientëve dhe gjithashtu i’u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;

• D.D. 28 vjeçe, banues në Durrës;

• S.S. 59 vjeçe, banuese në Durrës, pronare hoteli;

• D. GJ. 50 vjeçe, banuese në Durrës;

• R.C. 31 vjeçe, banuese në Durrës;

• M.K. 37 vjeçe, banuese në Durrës;

• S.R. 34 vjeçe, banuese në Durrës;

• A.J. 30 vjeçe, banuese në Durrës;

• A.M. 23 vjeçe, banuese në Durrës;

• E.SH. 35 vjeçe, banuese në Durrës;

• E.B. 24 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjithashtu, në kuadër të këtij plan operacioni janë proçeduar në gjendje të lirë edhe 15 shtetas të tjerë(klientë) për veprën penale” Dhënia e shpërblimit për përfitim prostitucioni”, ku nuk është ndaluar asnjë prej tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Trafikimit të personave për qëllim prostitucioni”, ” Shfytëzim prostitucioni” , “Ushtrim prostitucioni”, “Përshtatje e ambjenteve për prostitucion” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb