Nëntë persona, përfshirë gjashtë studentë, u arrestuan të martën në Hong Kong për veprimtari të dyshuara terroriste.

Të arrestuarit e dyshuar thuhet se planifikuan të hedhin në erë gjykatat, tunelet dhe hekurudhat në Hong Kong, njoftoi RTHK-ja shtetërore.

Të arrestuarit përfshijnë pesë të dyshuar meshkuj dhe katër femra, të moshës ndërmjet 15 dhe 39 vjeç.

Drejtori Steve Li nga departamenti i sigurimit kombëtar të Forcës së Policisë së Hong Kongut tha se ata “gjetën eksplozivë dhe substanca kimike që mund të shndërroheshin në pajisje për të bërë bomba në një dhomë hoteli” në zonën Tsim Sha Tsui të qytetit.

Lajmi po ashtu citoi policinë të ketë thënë se helmeta, mburoja, armë ajrore dhe radio dore u gjetën gjithashtu, së bashku me fonde prej rreth 77.241,48 dollarë në bankë.

Li tha se të dyshuarit i përkasin një grupi pro-pavarësisë të njohur si Returning Valiant.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb