Policia e Shtetit vijon operacionet antidrogë në gjithë vendin, ku në harkun kohor të 12 orëve janë sekuestruar 97 kilogram kanabis në 3 operacione të ndryshme, ndërsa janë arrestuar në total 5 persona. Operacionet janë zhvilluar në Vlorë, Lezhë dhe Mat.

Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “ËEST”, në Vlorë, ku janë sekuestruar 80 kilogram lëndë narkotike, e dyshuar si kanabis sattiva, ndërsa është arrestuar Spiro Tupa, 62 vjeç, banues në fshatin Beshisht, Vlorë.Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se 62-vjeçari dispononte lëndë narkotike në banesë gati për ta shitur, menjëherë policia e Vlorës ka shkuar në fshatin Beshisht, duke bërë të mundur kapjen tij në flagrancë në banesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Spiro Tupes, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë prej 80 kilogram kanabis.
Lënda narkotike ishte e fshehur në një dhomë, e ndarë nëpër thasë sintetikë me thurje dhe në qese të zeza plastike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë në Mat është finalizuar me sukses operacioni antidrogë i koduar “Minuta e fundit”, ku janë sekuestruar 6 kilogram lëndë narkotike e dyshuar kanabis, ndërsa janë në flagrancë 3 shtetas në momentin që po bënin gati lëndën narkotike për ta shitur. Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së lëndëve narkotike, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër kanë marrë informacion në rrugë operative se në qytetin e Burrelit 3 persona po përgatitnin një sasi lënde narkotike për ta shitur.

Menjëherë është organizuar puna dhe në momentin e fundit ku këta persona do transportonin lëndën narkotike janë kapur dhe arrestuar në flagrancë dhe konkretisht, Alfred Dedja, 30 vjeç Jurgen Alzeneli, 21 vjeç K.K, 18 vjeç, të gjithë banues në qytetin e Burrelit. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 6 kilogram lëndë narkotike e dyshuar kanabis, si dhe 3 aparate celular të markave të ndryshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale.
Më Lezhë janë sekuestruar 11 kilogram kanabis në fshatin Reps, ndërsa është arrestuar Fatmir Gjonikaj 28 vjeç.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: