Në Lion, policia franceze hodhi gaz lotsjellës ndaj demonstruesve që kundërshtonin reformën e pensioneve.

Demonstruesit radikalë në Lion filluan trazirat gjatë një marshimi protestues kundër reformës së pensioneve. Policia u desh të përdorte gaz lotsjellës kur një grup demonstruesish filluan të thyejnë xhamat e bankave dhe dyqaneve. Protestuesit sulmuan policinë, duke i qëlluar me gurë, shishe bosh dhe fishekzjarre.

Shkak i grevave dhe protestave mbarëkombëtare në Francë është reforma e paraqitur në janar, e cila parashikon rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç dhe heqjen e disa regjimeve të veçanta të pensioneve për të siguruar ekuilibrin financiar të sistemit social të vendit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb