GREQI- Një sasi e konsiderueshme kokaine është sekuestruar gjatë ditës së sotme nga autoritetet e vendit fqinjë, Greqisë.

Burime të “BalkanWeb “bëjnë me dije se janë arrestuar edhe “bosët” shqiptarë që zotëronin lëndën narkotike, të dy 38-vjeçarë.
18552944_293424797750030_185511431_o (1)
Në operacionin e parë, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjetën dhe sekuestruan 2 kg kokainë.
18553031_293424761083367_1447172930_o
Ndërsa në operacionin e dytë u arrestua një tjetër 38-vjeçar shqiptar, në banesën e të cilit u gjetën 3 pako me 1,3 kg kokainë, 1 pistoletë, 38 fishekë, 2 peshore, 2 celularë dhe 1 makinë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb