IKMT dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar sot në “Prestige Resort”, ku kërkon konfiskim të godinave të ‘Prestige Resort’. Gjithashtu janë paraqitur edhe përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë pa asnjë vendim gjykate.

Avokati i “Hysenbelliu Group” është shprehur se nuk ka ende një vendim gjykate dhe se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar. Ndërkohë është kërkuar edhe ndërhyrja e forcave Xhenio për të hapur dyert.

Avokati i “Hysenbelliu Group”: Puna jonë është të zbatojmë ligjin dhe thotë pronat kushdo që ka pretendimin shkon në gjykatë. Unë jam avokati, përfaqësues i shoqërisë. Policia mund të mbështesë , nëse keni vendosur të futeni me dhunë dhe në shkelje të ligji ne do të paraqesim kallëzim për shkelje penale. Nëse ju vlerësoni se duhet të na jepni kohë, duhet të na thoni më parë dhe të vinit në një ditë pushimi.

Grupi i Punës: Njoftimi ju ka ardhur

Avokati: Njoftim për këtë, a jeni e sigurt. Mbani përgjegjësi për këtë që thoni

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb