Teksa dita e ndërrimit të viteve po afron stafet e kompanive të “Hysenbelliu Group” festuan të gjithë bashkë mbylljen e një viti të suksesshëm në një mbrëmje spektakolare në hotel Rogner. Për zotin Irfan Hysenbelliu presidentin e “Hysenbelliu Group”, të qindra punonjësve pjesë e grupit. Viti i Ri do të vijë më i suksesshëm me projekte të reja ambicioze.

“Është kënaqësi që mblidhemi në fundviti të gjithë së bashku. Jemi një familje e madhe dhe sa vjen dhe zgjerohemi. Një familje e cila është tepër e shëndoshë dhe kemi një komunikim shumë të mirë me njëri-tjetrin. Unë ju përgëzoj me zemër të gjithëve dhe dua që vitin që vjen, të jetë një vit më me sukses dhe të jetë një vit i cili të japi rezultate më të mira dhe në projekte të reja. Gëzuar të gjithë dhe një vit të mbarë …”-tha gjatë fjalës zoti Irfan Hysenbelliu, presidenti i “Hysenbelliu Group”.

Përshëndeti festën edhe rektori i universitetit “Luarasi”, profesor Ethem Ruka. “Në emër të stafit të universitetit “Luarasi” ju uroj shëndet dhe festa te gëzuara. Universiteti Luarasi ka një identitet është një ndër universitetet më të mira të vendit dhe që konkurron me sukses ne tregun e arsimit te larte. “Luarasi” një histori suksesi ne grupin Hysenbelliu”,-tha gjatë fjalës profesor Et’hem Ruka, rektor i universitetit
“Luarasit”.

Për orë të tëra, atmosfera energjike kulmoi me muzike live të Orgesa Zaimit, Roland Kademi etj. Nuk mungoi muzika tradicionale shqiptare që argëtoi hareshëm deri në orët e vona të mbrëmjes. Festa u shijua në maksimum me birrën më e mirë shqiptare “Birra Korça” ndërsa artisti korçar Endri Prifti me interpretimin e tij ngriti peshë të gjithë të pranishmit, që e shoqëronin njëzëri. Punonjësit e televizionit News 24 bashkë me kolegët e tjerë të grupit mediatik “Focus Media Group” dhe stafin e kompanive të tjera të “Hysenbelliu Group” bërë bashke bashkë, nuk mund te mos e shndërronin festën e punës në spektakël të vërtetë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb