Policia në Aeroportin e Mynihut u përball me një surprizë të pazakontë gjatë kontrollit të një valixheje prej druri që po transportohej nga një grua 74 vjeçare.

Brenda valixhes gjendeshin eshtrat e burrit të vdekur të gruas, thanë autoritetet.

Zyrtarët doganorë, një mjek dhe prokurorë u thirrën dhe ata përcaktuan se nuk ishte kryer ndonjë krim, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Pasi morën në pyetje gruan dhe vajzën e saj 52-vjeçare, policia mësoi se dyshja, e moshuara me vajzës e saj, kishin udhëtuar nga Greqia për t’u kthyer në Armeni.

E moshuara tha se burri i saj vdiq në vitin 2008 dhe u varros në Selanik, Greqi dhe se ajo me vajzën e saj vendosën t’i çonin eshtrat e tij si vend përfundimtar në Armeni, tha policia.

Sipas policisë federale, transferimi ishte i ligjshëm. Prokurori publik gjithashtu nuk pa asnjë lidhje me ligjin penal. Prandaj, gratë u lejuan të vazhdojnë udhëtimin në Kaukaz, së bashku me mbetjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb