TIRANE
Disa portale kanë publikuar përmes Policisë së Tiranës fotot dhe emrat e 14 protestuesve të proceduar në gjendje të lirë pas protestës së djeshme të opozitës përballë Parlamentit.
Ndonëse policia dhe disa portale kanë nxjerrë në shkelje të ligjit fotot dhe emrat e të procedurave në gjendje të lirë, “BalkanWeb” zgjedh t’u mbulojë fytyrën dhe të mos japë emrat e plotë, por vetëm inicialet e protestuesve të proceduar në respekt të ligjit dhe privatësisë.
Procedimi penal në gjendje të lirë nisi pasi, sipas policisë, në rrugën “George W.Bush”, në hyrje të Parlamentit, personat kanë shtyrë e çarë me forcë kordonin e Policisë në shërbim, duke i goditur me sende te forta.
Sipas policisë, 14 personat që janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, akuzohen për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 236/2 dhe 274 të Kodit Penal.
Inicialet e 14 të proceduarve në gjendje të lirë:
A.Sh, E.Sh, Gj.L, P.L, A.P, F.D, B.P, O.G, G.Gj, A.C, G.M, D.Z, A.T, E.H.
(BalkanWeb)