Është arrestuar në Serbi, shqiptari i Kosovës, Rrahim Musliu nga Mitrovica.

Gazeta Papirus ka mësuar se Musliu me 24 maj 2023 është arrestuar në Serbi, pasi ai kishte në veturën e tij flamurin kuq e zi.

Lajmin për Gazeta Papirus e ka konfirumuar edhe kryetari i degës së PDK-së në Kiel të Gjermanisë, Ndue Gjini.

Gjini për Gazeta Papirus ka thënë se Rrahim Musliu ishte nisur për në Kosovë bashkë me gruan e tij gjermane, ku është ndalur në Serbi dhe është arrestuar. Sipas Gjinit, mërgimtari Musliu është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim për 30 ditë, ndërsa gruaja e tij gjermane është liruar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb