Leo Roçi ka humbur prej disa ditësh kontaktet me familjen. Kushërira e tij ka dhënë detaje të reja për ngjarjen në një lidhje skype në emisionin “Me Zemër të hapur”. Fati i 34-vjeçarit shqiptar që humbi kontaktet me familjen në kufirin mes Kroacisë dhe Serbisë disa ditë më parë mbetet mister.

Policia serbe thotë se mund të flas me të afërmit e Leos, aty janë gjerat që Leo ka lënë, ka edhe një shumë që ka pasur me vete rreth 60 mijë lekë, telefoni dhe pasaporta. Duhet të firmosin për t’i marrë. U thash jo sepse ata nuk kanë ardhur të marrin sendet, por të bëjnë denoncim, nëna dhe vëllai i Leos. Janë në komisariat, jo në doganë. Policia nuk pranonte të bënim denoncim, tani më thanë denoncimi është bërë, ndërkohë që askush për ata nuk ka firmosur. Nuk na japin asnjë provë që denoncimi është bërë”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: