Policia po iu bën vazhdimisht thirrje në megafon protestuesve dhe organizatorëve të protestës për të mos hedhur lëndë piroteknike pasi po rrezikohet jeta e policëve. Thirrje iu është bërë edhe kreut të PD-së Lulzim Basha dhe sekretarit organizativ Gazment Bardhi që të marrin masa që protestuesit të ndërpresin veprimet e dhunshme.

“Te nderuar qytetarë, ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë. Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla, tymuese dhe sende te forts në drejtim të punonjësve të Policisë. Hedhja e kapsollave, sendeve te forta dhe lëndëve piroteknike po rrezikon jetën e punonjësve të Policisë.
Të nderuar organizatorë të tubimit: I nderuar zoti Lulzim Basha dhe z. Gazmend Bardhi. Merrni masa të menjëhershme që protestuesit te nderpresin veprimet e dhunshme. Po demtoni e rrezikoni jeten e punonjesve te policise.
Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike, sendeve te forta në drejtim të Policisë”, është thirrja e policisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb