ELBASAN

Policia ka zbarkuar në Elbasan, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Luleve, aty, ku disa ditë më parë u ekzekutuan me anë të një atentati Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, efektivët po i ushtrojnë kontrolle makinave luksoze dhe qëllimi është gjetja dhe kapja e personave të dyshuar apo të shpallur në kërkim.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar. Kujtojmë se Bitri dhe Çollaku u ekzekutuam me mbi 17 plumba, sapo dolën nga bar kafeja ku ndodheshin. Autorët e dyshuar, që besohet se ishin tre, përfshirë dhe shoferin, janë larguar në drejtim të Balldrenit, ku kanë djegur dhe makinën tip “Volvo”. Nuk dihet më pas drejtimi që ata kanë ndjekur.

Dy personave që iu bë atentat nuk ishin emra të panjohur për drejtësinë. Ardian Çollaku, ishte dënuar më herët në Itali për kultivim droge dhe prostitucion, ndërsa Lulzim Bitri, që dyshohet se dhe ka qenë shënjestra kryesore e atentatit, njihej për lidhjet e forta që kishte me Talo Çelën, personin që dyshohet si një nga organizatorët e grabitjes së Rinasit dhe si porositësi i vrasjes së vëllezërve Haxhia në Durrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb