ZVICËR-Autoritetet zvicerane janë vënë në kërkim të një lideri të rëndësishëm të një organizate islamike që dyshohet të ketë lidhje me terrorizëm.

Prokurorët kanë thënë se i dyshuari, shtetas gjerman, është anëtar i bordit i Këshillit Qendror Islamik në Zvicër (ICCS), raportojnë mediet ndërkombëtare.

Ai dyshohet se ka përdorur videot e bëra gjatë vizitave të tij në Siri për qëllime propagandistike.

Sipas kryeprokurorit zviceran, i dyshuari ka bërë video nga aktivitetet e organizatës terroriste Al-Kaeda dhe nuk është distancuar nga veprimet e tyre.

Zvicra mbetet ende e alarmuar nga terrorizmi pas sulmeve në Paris natën e 13 nëntorit, ku mbetën 130 të vdekur.

Autoritetet zvicerane kanë thënë se janë duke i trajtuar 46 raste kriminale të lidhura me “motive xhihadiste” dhe terrorizëm.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb