Deputetja Flutura Açka, njihet për qëndrimin e saj kritik gjatë fjalimeve të saj në foltoren e Kuvendit.

Së fundmi në një status në ‘Facebook’, deputetja Açka shprehet se merret me politikë dhe e di që politika e kërkon që ‘ju të hani njëri-tjetrin’, duke shtuar se është më mirë që secili të merret me punët e tij dhe jo të shajë lart e poshtë.

“Unë me politikë merrem dhe e di se politika kështu ju do, të hani njëri-tjetrin, që ajo ta ketë të gjatë jetën parazite në të shumtën e kohës së saj.”, shkruan Açka.

Acka

Statusi:

Politika ju do të hani njëri-tjetrin

Ore zotëri ?

apo ti moj zonjë e frustruar!

Merruni me punë më të mbara se të shani lart e poshtë! Shihni ndonjë film të bukur (jo ato telenovelat turke me tradhëtira e vrasje), shkoni në ndonjë teatër, lexoni ndonjë libër (jo nga ato qurra-e-lot). Jemi kthyer në popull Facebook-u, që vetëm shprazim gorgën tonë shpirtërore nëpër dritaret e dynjasë.

Unë me politikë merrem dhe e di se politika kështu ju do, të hani njëri-tjetrin, që ajo ta ketë të gjatë jetën parazite në të shumtën e kohës së saj.

Kur shoh kaq nervozë njerëzore (jo politike e të ndershme dhe që përdor argumente), e kuptoj se pse kemi kaq shumë fëmijë të keqtrajtuar, kaq gra të dhunuara e të vrara.

Sepse një pjesë e jona nuk dëshiron të ndryshojë, ajo njeh vetëm: o me mua, o kundër meje!

Nuk kam shumë fuqi për thirrje politike, amnistira shpirtërore a për lëvizje emancipuese radikale, sepse ato shpesh janë kambana të zbrazura në trojet tona.

Më e vogla që mund të bëj, është t’ju ofroj një kafe elegante mirëkuptimi kujtdo që i dukem si trofe lufte. Pas asaj, nëse ende bluani zemëratë, ose pështuni ujin, ose pasqyrën që keni përballë!

Jeta është shumë e shkurtër për ta harxhuar sopeve me hithra!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: